TIRANË– Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Ilnisa Agolli teksa ka qenë e ftuar mëngjesin e kësaj të marten në Ëake Up ka folur jo vetëm për emisionin e saj të ri “Flet”, por edhe për marrëdhënien me partnerin e saj Meriton Mjekiqi.
Në mediat rozë kanë qarkulluar disa thashetheme se ka një krizë të mundshme në marrëdhënien e Ilnisës dhe Meritonit, megjithatë dyshja ka insistuar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Gjatë intervistës në “Ëake Up” Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë më të pranishme në profilin e tij në Instagram.
Moderatorët i përmendën edhe faktin që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, por gazetarja është përgjigjur pa dhënë shumë detaje.
“Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri. Si çdo çift normal që mundet të…Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”- thotë Ilnisa./Radar.al


