Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tucker Carlson shpreh pendesë për mbështetjen ndaj Trump: Kam ndihmuar në mashtrimin e njerëzve

    Përplasja e ar*atosur në Memaliaj, një i vra*ë dhe një i plagosur, zbardhen emrat

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Thanë se Brigitte Macron kishte lindur burrë, lirohen nga akuzat dy gratë që përhapën thashethemin

    July 10, 2025

    Gjykata e Apelit në Paris ka shpallur të pafajshme dy gra që ishin dënuar më herët për përhapjen e një teorie të rreme dhe transfobike ndaj Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron.

    Natasha Rey dhe Amandine Roy, të cilat në vitin 2021 publikuan një intervistë në YouTube duke pretenduar se Brigitte Macron kishte lindur si burrë me emrin Jean-Michel Tronier – emri i vëllait të saj – u liruan sot nga të gjitha akuzat, pas një procesi që kishte zgjuar vëmendje të gjerë mediatike.

    Thashethemi i përhapur nga dy gratë, që daton që nga viti 2017, ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë përmasa globale, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas pretendimeve, Brigitte Macron nuk ka ekzistuar kurrë dhe është, në të vërtetë, vëllai i saj Jean-Michel i cili ka ndërruar gjini.

    Në vitin 2023, në një gjykim të shkallës së parë, ato u shpallën fajtore dhe u dënuan me gjobë me kusht prej 500 eurosh, si dhe u urdhëruan të kompensojnë Brigitte Macron me 8,000 euro dhe vëllain e saj me 5,000 euro.

    Por Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë 18 nenet e padisë dhe të marrë parasysh veprimin në mirëbesim, duke e shpallur çështjen të mbyllur ligjërisht.

    Avokati i Zonjës së Parë, Jean Hénoqui, u shpreh se nuk pajtohet me vendimin dhe se po shqyrtohet hapi i radhës.

    Në anën tjetër, avokati i Natasha Rey, François Dangléan, theksoi se klientja e tij “u persekutua, u dënua, por në fund u lirua nga akuzat” – një koment që u prit me entuziazëm nga rreth 30 mbështetës të pranishëm në gjykatë.

    Rasti i Brigitte Macron nuk është i izoluar. Figura të tjera publike femra janë bërë objekt i teorive konspirative me përmbajtje transfobike, përfshirë Michelle Obama, Kamala Harris dhe ish-kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern. Këto sulme, të shoqëruara shpesh me manipulime vizuale, narrativa të sajuara dhe insinuata të pabaza, synojnë të diskreditojnë gratë në pushtet përmes gënjeshtrave personale dhe paragjykimeve gjinore.

    akuza Brigitte Macron Françë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tucker Carlson shpreh pendesë për mbështetjen ndaj Trump: Kam ndihmuar në mashtrimin e njerëzve

    April 21, 2026

    Përplasja e ar*atosur në Memaliaj, një i vra*ë dhe një i plagosur, zbardhen emrat

    April 21, 2026

    Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

    April 21, 2026

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.