Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Thaçi për gazetën gjermane: Nuk e shoh veten më në garën politike

    April 10, 2026
    S'u lejua të merrte pjesë në ceremoninë mortore të babait, Thaçi me kurorë në duar shkon te varri i të atit
    Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku ka folur për paraburgimin në Hagë, procesin gjyqësor dhe të ardhmen e tij politike.

    Thaçi, i cili ndodhet prej gjashtë vitesh në paraburgim në Haga, deklaroi se nuk e sheh më veten si pjesë të garës politike, por theksoi se nuk largohet plotësisht nga jeta publike.

    “E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës do të vazhdoj t’i shërbej vendit”, u shpreh ai.

    Ai foli edhe për dhimbjen personale të humbjes së babait, duke theksuar se mungesa në varrim ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

    Në intervistë, Thaçi u ndal edhe te procesi gjyqësor, duke mbështetur qëndrimin e mbrojtjes së tij se struktura e UÇK-së nuk kishte zinxhir të qartë komandues, duke e bërë sipas tij të vështirë atribuimin e përgjegjësisë për veprime individuale.

    Ai theksoi gjithashtu se pretendimet fillestare për trafikim organesh nuk janë pjesë e aktakuzës aktuale dhe shprehu shqetësim se procesi mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës në Kosovë.

    Thaçi e cilësoi ndërhyrjen e NATO në vitin 1999 si vendimtare dhe të drejtë, ndërsa theksoi se qëllimi i tij politik ka qenë gjithmonë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë me njohje reciproke.

    Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur shqetësim për mungesën e progresit në procesin e dialogut në vitet e fundit.

    Në fund, FAZ thekson se procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbetet një nga rastet më të rëndësishme për drejtësinë ndërkombëtare dhe interpretimin historik të luftës në Kosovë.

    Hashim Thaçi kosove PDK politika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    April 30, 2026

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    April 30, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.