Zbulohen të tjera detaje të rënda nga ngjarja tragjike në familjen shqiptare në Itali, ku burri ka vrarë gruan në sy të fëmijëve.
Mediat italiane kanë publikuar emrat e autorit dhe viktimës. Tgcom, shkruan se autori i krimit tronditës është Lulzim Toci, 30-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua nga policia dhe u dërgua në kazermë.
Bashkëshortja e tij, Eleonor Toci, ishte 24-vjeçe.
“Ai e ka mbytur gruan e tij në shtrat, duke i marrë jetën, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje. Krimin e kreu përpara dy fëmijëve të tyre të vegjël 4 dhe 6 vjeç”, shkruajnë mediat italiane për ngjarjen e ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së mërkurës, 9 tetor, në San Felice a Cancello , në zonën e Caserta.
Pas krimit, 30-vjeçari, një punëtor sezonal në bujqësi, shkoi në shtëpinë e kunatës së tij duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por ajo nuk e besoi dhe telefonoi nipat e saj, katër vjeç dhe gjashtë vjeçarë.
“Babi vrau mamin” , i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë Policinë.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në kazermë.
Përgatiti RADAR.AL


