Partia Socialiste ka siguruar 10 mandate në qarkun e Elbasanit, duke çuar në Kuvend pesë kandidatë nga lista e mbyllur dhe pesë të tjerë nga lista e hapur.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 393 nga 508 kutitë e votimit për votat preferenciale. Deri më tani, më e votuara rezulton Sara Mila, me 13,637 vota.
Nga lista e hapur, përveç Sara Milës, mandate kanë siguruar edhe:
Olsi Komici – 8,093 vota
Saimir Hasalla – 7,538 vota
Aulona Bylykbashi – 5,483 vota
Agron Gaxho – 4,398 vota
Këta kandidatë i bashkohen pesë emrave të listës së mbyllur:
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Ermal Elezi
Adi Qose
Evis Kushi
Ndërkohë, katër deputetë aktualë të PS-së mbeten jashtë Kuvendit: Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka arritur të sigurojë katër mandate nga lista e mbyllur:
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodiana Çapja
Blendi Himçi


