Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur zonën jugore të Oqeanit Atlantik, rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në provincën Tierra del Fuego të Argjentinës, bën të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Lëkundjet janë regjistruar në orën 09:58 sipas kohës lokale (14:58 me orën tonë) dhe janë ndjerë edhe në pjesë të jugut të Kilit.
Për shkak të rrezikut të mundshëm për cunam, autoritetet kiliane kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonave bregdetare në provincën Magallanes. Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë (GFZ), tërmeti kishte një thellësi fokale prej vetëm 10 kilometrash, duke e bërë atë potencialisht më të rrezikshëm.
Autoritetet në të dy vendet janë në gatishmëri për të vlerësuar dëmet dhe rreziqet e mundshme pasgoditëse.
Notable quake, preliminary info: M 7.4 – 219 km S of Ushuaia, Argentina https://t.co/QzqRooM4PK
— USGS Earthquakes (@USGS_Quakes) May 2, 2025


