Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tentuan të fusnin 100 kg kanabis në Shqipëri/ Arrestohen 2 kinezë në Rinas, lënda narkotike u nis nga Tajlanda

    October 21, 2025
    Tentuan të fusnin 100 kg kanabis në Shqipëri/ Arrestohen 2 kinezë në Rinas, lënda narkotike u nis nga Tajlanda

    RINAS– Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit ka vënë në pranga dy persona me origjinë kineze pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në katër valixhe.

    Nga informacionet paraprake bëhet me dije se lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

    Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan dhe arrestuan në Rinas. Më pas rasti është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Gjithashtu kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Tiranë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

    Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri.

    Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako.

    Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.

    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

    Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

    Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
    -Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

    Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

    Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Radar.al 

     

    100 kg kanabis Arrestohen 2 kinezë në Rinas policia kufitare Rinas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    July 28, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    July 28, 2026

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    July 28, 2026

    Oprah Winfrey zbulon surprizën nga Beyoncé: Më dërgoi një dhuratë pasi i shkrova një letër

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.