KORÇË– Kanë dalë detaje të reja sa i përket ngjarjes së rëndë që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Korçës. Rasti ku nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar me benzinë nga bashkëshorti i saj, 45-vjeçari Elton alias Bledar Trëndafili më datë 31 gusht.
Sipas njoftimeve të policisë u bë e ditur se 45-vjeçari tentoi ta djegë për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur. Shkak është bërë fakti që ai ishte bërë një përdorues i rregullt droge.
Mësohet se para kësaj ngjarje të rëndë nëna e dy fëmijëve i kishte kërkuar burrit të saj të hiqte dorë nga përdorimi i drogës, por kërkesat e saj kishin rënë në vesh të shurdhër.

Por sipas “News 24” mësohet se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh jetonin të ndarë.
Ndërkohë policia lidhur me këtë ngjarje komunikoi për mediat se çifti është në proces divorci.
Melisa Trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës.


