Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv-it dhe Dubait, për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajrore në rajon.
Në një njoftim zyrtar, TIA bën me dije se vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë. “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët që për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajërore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubait janë anuluar deri në një njoftim të dytë”, thuhet në deklaratë.
Pasagjerëve u rekomandohet të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për informacione të mëtejshme lidhur me rimbursimet apo riplanifikimin e udhëtimeve.


