Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tensionet me Venezuelën/ SHBA vendos avionët F-35 në Porto Riko

    September 14, 2025

    Tensionet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës janë rritur ndjeshëm pasi pesë avionë luftarakë amerikanë F-35 zbarkuan në ish-bazën Roosevelt Roads në Ceiba, Porto Riko. Lëvizja u raportua nga Reuters si pjesë e një operacioni të urdhëruar nga presidenti Donald Trump për të forcuar luftën kundër trafikimit të drogës në Karaibe.

    Sipas mediave ndërkombëtare, në bazë u panë gjithashtu helikopterë, anije të tipit Osprey dhe trupa ushtarake, gjë që shkaktoi protesta nga banorët vendas të cilët e kundërshtojnë militarizimin e Porto Rikos.

    Vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi SHBA njoftoi se kishte goditur një anije që transportonte drogë në Karaibe, të lidhur me bandën venezueliane “Tren de Aragua”. Njëkohësisht, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, bëri një vizitë të papritur në Porto Riko për të inspektuar operacionet.

    Nga ana tjetër, Venezuela reagoi ashpër duke akuzuar SHBA-në për shkelje të sovranitetit, pasi sipas autoriteteve në Karakas, një shkatërrues i Marinës amerikane kishte ndërhyrë “në mënyrë të paligjshme” në ujërat e saj territoriale.

    Presidenti Nicolas Maduro ndërkohë ka mobilizuar forcat e armatosura për të mbrojtur vijën bregdetare të vendit përgjatë 284 “fronteve të betejës”, duke e cilësuar këtë një masë të domosdoshme për ruajtjen e sovranitetit përballë presioni9t amerikan.

    Ky përshkallëzim vjen në një periudhë kur Uashingtoni e ka bërë të qartë se objektivi kryesor mbetet goditja e organizatave kriminale me bazë në Venezuelë, por lëvizjet ushtarake kanë rritur shqetësimet për një krizë të re në rajon.

    avione SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    June 6, 2026

    Sulm izraelit në jug të Libanit, raportohen ushtarë të v*arë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.