Në prag të spektaklit sonte, arritën kulmin tensionet mes Valbonës dhe Gertës në Big Brother VIP Albania.
Valbona e ofendoi Gertën por përfshiu dhe motrën e saj, Oltën.
Ajo iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”.
Reagimi i Gertës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër.
Ajo mbrojti motrën e saj me forcë, duke deklaruar: “Motra ime është yll. Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po deshe”.


