TIRANË– Seanca e sotme parlamentare sikurse dhe ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.
I pari që ka folur në Parlament ishte Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën.
“Koha mbaroi”, iu drejtua Spiropali.
“Cila kohë?”, tha Berisha.
“Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar”, iu drejtua ajo.
Ndërkohë kryedemokrati bllokoi foltoren, duke replikuar pa mikrofon./Radar.al
Momentet pas seancës 15 minutëshe, nuk mungojnë përshëndetje mes kundërshtarëve


