TIRANË– Tedi Blushi, anëtari i Këshillit Bashkiak teksa ka folur nga protesta e opozitës, para bashkisë së Tiranës, ka theksuar problemin e mbeturinave në Kryeqytet.
Sipas tij është koha për të përshkallëzuar protestën dhe aksionin opozitar, ndërkohë ka propozuar protestë para kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
“Prej 3 mandatesh ky institucion është kthyer në bankomat të atyre që duhet të ishin pas hekurave. 330 mln euro është buxheti i bashkisë në një vit, pra rreth 1 mln euro në ditë për të ofruar shërbime. I vetmi shërbim që për 3 mandate iu garantua qytetarëve është avancimi ia vlerës së tmerrshme të plehrave. I vetmi shërbim që vijon pa asnjë pengesë as nga drejtësia. Koha që të përshkallëzojmë protestën dhe aksionin opozitar. Të protestojmë para shtëpisë së Veliajt e të mos e lëmë të dale. Mos përsërisni gabimin e bërë gushtin e vitit të kaluar. Mblidhni këshillin bashkiak, miratoni ndihmën ekonomike të familjeve të varfëra të Tiranës, sepse bëhet fjalë për bukën e gojës së këtyre familjeve.”-ka deklaruar Teliti.


