TIRANË– Këshilltari bashkiak i Partisë së Ilir Metës Tedi Blushi ka kërcënuar me jetë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe familjen e tij. Duke folur gjatë protestës para bashkisë, ai tha se tashmë është koha për t’i vënë flakën Erion Veliajt.
“Është koha e përballjes dhëmb për dhëmb. Të gjitha alternativat e tjera janë ezauruar. Vëri flakën që ta marrë vesh Veliaj që flaka do t’i shkojë në zyrë, flaka do t’i shkojë në shtëpi. Boll dogjëm goma para bashkisë, por t’i vëmë flakën Erion Velisë sepse koha ka mbaruar.”- tha Blushi.


