Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    Këmbimi valutor 20 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Të varrosur për së gjalli nën beton/ Tragjike në Vjenë! Vd*sin 3 punëtorë shqiptarë pasi bien nga skela

    March 18, 2026

    VJENË-  Të paktën katër punëtorë humbën jetën dhe një tjetër u lëndua, në një kantier ndërtimi në Vjenë, pas rrëzimit të skelave.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një pallati të vjetër në Alsergrund të Vjenës.

    Ky incident u mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës dhe një boshnjaku. Gjatë punimeve në një kantier në Porzellangasse, skela u shemb dhe ata mbetën nën rrënoja e betonin ende të pangurtësuar, raporton Heute. Ndihma erdhi shumë vonë dhe të katërt humbën jetën.

    Një punëtor tjetër, për të cilin thuhet se është nga Maqedonia e Veriut, u plagos rëndë dhe iu dorëzua shërbimit të urgjencës. Ai vazhdon të trajtohet në një spital në Vienë. Fillimisht, autoritetet kosovare konfirmuan se dy nga viktimat janë shtetas të Kosovës: Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliu (1977). Në një njoftim të përditësuar më 18 mars, Ambasada bëri të ditur se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e përgjithshme të këtij aksidenti është shtetas i Kosovës, Istref Zekaj.

    Ambasada e Kosovës në Austri tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të koordinuar procedurat e mëtejme.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi për rastin duke shprehur tronditjen për ngjarjen dhe duke theksuar se institucionet janë në koordinim për t’u dalë në ndihmë familjeve të viktimave.

    “Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, ka shkruar Kurti.

    Policia e Austrisë tha se “disa punëtorë ndërtimi janë zënë nën dhe për arsye ende të paqarta” në oborrin e brendshëm të një ndërtese shumëbanesore. Policia bëri të ditur gjithashtu të ditur se katër punëtorë janë gjetur pa shenja jete, ndërsa një tjetër është nxjerrë i gjallë dhe është dërguar për trajtim në spital. Autoritetet austriake nuk kanë dhënë ende detaje të plota për shkaqet e shembjes së konstruksionit, ndërsa hetimet për rastin pritet të sqarojnë përgjegjësitë dhe kushtet e sigurisë në punishte./Radar.al

    vdesin tre shqiptare vjene
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    April 20, 2026

    Këmbimi valutor 20 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 20, 2026

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.