Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë një sulmi të armatosur në qendrën e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas, SHBA. Autoritetet thanë se i dyshuari vrau veten pas ngjarjes. Mes viktimave ishin edhe dy të paraburgosur të qendrës.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christie Noem, tha se sulmi ishte “një tjetër shembull i dhunës së paparë kundër oficerëve të ICE”, ndërsa drejtoresha e përkohshme e agjencisë, Madison Sheehan, e cilësoi incidentin si një “situatë ende fluide”, me motiv të paqartë.


