Mbrëmjen e sotme, qyteti i Fierit u trondit nga të shtëna me armë zjarri, që dyshohet se lindën nga një konflikt mes dy personave.
Sipas burimeve paraprake, nuk ka të plagosur dhe as dëmtime materiale. Forcat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


