Një nga rastet e fundit kur armët e ftohta përdoren për zgjidhje konfliktesh ndodhi në kryeqytet një ditë më parë, ku tre vajza të moshave 22 deri në 26 vjeç u përfshin në një konflikt që agravoi në përdorimin e thikës.
FOTO/ Dalin emrat e vajzave që u konfliktuan me mjete prerëse tek ‘Delijorgji’, goca ‘Tik Tok’-u
Ngjarje të tilla sipas psikologes Arjana Muça, vijnë si rezultat i mosbesimit që të rinjtë kanë tek institucionet ligjzbatuese.
Një tjetër faktor me ndikim të madh në mënyrën e sjelljes dhe reagimit të të rinjve kundrejt veprimeve që ju bëhen, është përdorimi i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Çka sipas psikologes sjell pasoja janë të rënda.
“Individët që janë përdorues të lëndëve narkotike, të alkoolit patjetër që në shumicën e rasteve zgjidhjen e konflikteve e shikojnë edhe në përdorimin e armëve të ftohta ose deri aty në marrjen e jetës së personave të tjerë. Flasim për substanca, flasim për lëndë që kanë ndikim në trurin e njeriut dhe që ndryshojnë mënyrën e të perceptuarit dhe mënyrën e të vepruarit të individit”, shton psikologja për TCH.


