Kanë dalë emrat e vajzave që janë përfshirë në sherrin me thika që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, në kompleksin e njohur me emrin ‘Delijorgji’.
Artikull me interes
Sipas burimeve, dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku janë konfliktuar me Kasandra Canin, e njohur në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë publikon video provokuese..
Sipas raportimeve, vajzat janë përplasur fizikisht, derisa në një moment Kasandra Cani dyshohet se ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Cani mësohet se u arrestua nga uniformat blu pas ngjarjes, dhe akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.
Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.
Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar njërën prej vajzave, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
E rëndë/ 20-vjeçarja bëhet tapë. Merr th*kën dhe plagos shoqen e saj
Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.



