Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme mësohet se ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 3 ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë.
Bëhet fjalë për Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj të cilët mësohet se do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit derisa të merret një tjetër vendim.
Kujtojmë se të akuzuarit kërkuan ndrysimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua ditën e sotme.


