Vijojnë të dalin detaje të reja të rënda nga vdekja tragjike e Liam Payne, artisti që lëndoi botën pasi ishte shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës së tij.
Mediat e huaja kanë publikuar mesazhet e fundit që Liam Payne i dërgoi shoqes së tij të ngushtë disa orë para vdekjes.
Jodie Richards i jepte mësim ish-yllit të “One Direction” në kompaninë e saj të arteve interpretuese në Wolverhampton dhe ata ruanin një miqësi të ngushtë.
Payne i kishte dërguar mesazh Jodie të hënën për ta pyetur se çfarë po bënte, shkruan SkyNews.
Ajo u përgjigj duke thënë se ishte me djalin e saj, Jackson, në palestër, dhe Payne u përgjigj “mirë”.
Ai më vonë i dërgoi asaj një fotografi të tij të ulur në shtrat në dhomën e tij të hotelit në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, me dorën në ballë.
Pasi Jodie mori lajmin për vdekjen e Payne, ajo i dërgoi atij mesazh.
“Të lutem më thuaj që kjo nuk është e vërtetë dhe kur të zgjohem, jam e sigurt se gjithçka do të jetë një ëndërr”.



