Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të dypunësuarit paguan 22 mln euro tatime shtesë mbi pagën në 2025, përmes DIVA

    April 1, 2026

    Evisi është i dypunësuar, në dy kompani private, si administrator dhe konsulent. Gjatë vitit 2024, në punën ku ishte administrator merrte 150 mijë lekë në muaj dhe në tjetrën, si konsulent, 100 mijë lekë në muaj.

    Gjatë vitit, secila nga kompanitë i kishte mbajtur tatimin mbi pagën, duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë dhe për diferencën tatohej 13%.

    Në fillim të vitit 2025, kur bëri deklarimin e të ardhurave personale, atij i rezultoi se duhet te paguante edhe rreth 107 mijë lekë tatim shtesë, sepse të dy pagat e tij u mblodhën dhe tatimi u rillogarit mbi një pagë të vetme, çka bëri që paga të kalonte kufirin prej 200 mijë lekë/muaj, mbi të cilën tatimi është 23%.

    Individët që kanë dy punë kanë paguar në total një tatim shtesë prej rreth 2.2 miliardë lekësh, apo 22 milionë euro në vitin 2025, për të ardhurat që kishin realizuar nga punësimi përgjatë vitit 2024, krahas tatimit që u ishte mbajtur direkt nga paga përgjatë 2024-s. Në krahasim me vitin 2000, tatimi shtesë i paguar nga të dy punësuarit, pot huajës është katërfishuar.

    E dhëna është bërë e ditur nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, e cila ka arkëtuar 2.197 miliardë lekë nga tatimi mbi deklaratën vjetore të të ardhurave individuale (DIVA), me një rritje prej 23% në krahasim me vitin e mëparshëm.

    Shuma e arkëtuar ka ardhur kryesisht nga individët me dy apo më shumë punë, të cilët vazhdojnë të jenë kontribuuesit kryesorë në deklarimet e DIVA-s, për shkak të tatimit shtesë që paguajnë nga rillogaritja e tatimit mbi pagat në fund të vitit.

    Gjatë vitit të dypunësuarit i deklarojnë pagat më vete në secilën kompani ku punojnë. Në rastin konkret në vitin 2025, kur është bërë deklarimi i DIVA për vitin e mëparshëm, të dy pagat e marra gjatë vitit 2024 janë mbledhur bashkë dhe janë tatuar si një e vetme.

    Kjo rrit ngarkesën fiskale për dy arsye. Së pari, sepse gjatë vitit individit i zbritej individualisht te secila punë, e ardhura e patatuar deri në 30 mijë lekë. P.sh. nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13% nga 30-100 mijë lekë.

    Kur bëhet deklarimi i të ardhurave, në fillim të vitit të ardhshëm, pagat mblidhen dhe ai përjashtohet vetëm për 30 mijë lekëshin e parë.

    Së dyti, nëse pagat e mbledhura e kalonin kufirin e 200 mijë lekë në muaj, shtesa tatohet me 23%. Psh nëse një individ ka dy paga me nga 100 dhe 140 mijë lekë në muaj, për diferencën prej 40 mijë lekë do të paguajë tatim prej 23%.

    Kjo bën që individët me dy punë të paguajnë gjithnjë në fund të vitit tatimin shtesë mbi të ardhurat. Sa më të larta të ardhurat, aq më shumë është tatimi shtesë.

    Në vitin 2025, pas një ndryshimi ligjor në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, i dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së patatueshme deri në 30 mijë lekë. Ndërsa kompania tjetër do të mbajë tatim mbi të gjithë të ardhurën, pa zbritje të ardhurës së patatuar deri në 30 mijë lekë. (tashmë kur je i dypunësuar vetëm një nga punëdhënësit e ka klikuar katrorin për të bërë zbritjen tatimore, subjektit tjetër nuk ia lejon sistemi).

    Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do të mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm, nuk duhet të paguajë më.

    Si rrjedhojë, kur është bërë deklarimi i të ardhurave të vitit 2025 (afati i fundit i të cilës ishte dje) i dypunësuari do të paguajë vetëm tatimin shtesë nëse paga e tij i ka kaluar 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%./Monitor

    22 mln euro tatime diva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.