Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë një reagim pas ngjarjes që i ndodhi babit të saj gjatë një fjalimi në Pensilvani.
“Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”- shkruan ajo.
Gjithashtu edhe Donald Trump Jr postoi në platformën X një foto të babait të tij nga mitingu në Pensilvani, kur pas sulmit ai ngrit dorën lartë të bërë grush, ndërsa fytyra i ishte mbuluar naga gjaku.
“Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën.”- ka shkruar ai krahas fotos.
Ndërsa Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra.


