Mimoza Ahmeti, pjesë e spektaklit të njohur Ferma VIP, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për prezencën e saj, por edhe për momentet e veçanta brenda programit.
Së fundmi, ajo u shfaq duke kënduar këngën “Si ai” të Tayna, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Tayna. Këngëtarja nga Prizreni reagoi në InstaStory, duke shpërndarë videon dhe duke e quajtur Ahmetin një inspirim:
“Kjo grua m’u ka bo inspirim. Kur t’rritna, mundësisht du m’u bo si Moza. E duuuu”, shkroi Tayna.
Momenti i Moza-s ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, ku çdo veprim i saj brenda spektaklit po komentohet nga fansat. Për pak ditë, ajo u bë edhe e preferuara e publikut, duke dëshmuar ndikimin e saj në “Ferma VIP”.


