Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tatimet: 33 mln euro nga Facebook, YouTube, Google, deklarimi në DIVA deri më 1 Prill

    March 29, 2025

    TIRANË– Në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale. Administrata tatimore njofton se nga verifikimet paraprake rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

    Afati për dorëzimin e DIVA 2024 është data 1 Prill (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të pushimit zyrtare afati i fundit është 1 Prilli).

    “Nga verifikimet paraprake me bankat rezultojnë rreth 33 milion euro të ardhura nga individët për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj Administrata Tatimore fton tatimpaguesit t’i deklarojnë këto të ardhura në DIVA 2024. Afati final i dorëzimit të DIVA 2024 është data 1 Prill”, thuhet në njoftim.

    Detyrimin për deklarimin e DIVA e kanë individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2024: kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

    Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

    Me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimi për plotësimin e DIVA 2024 është për të gjithë ata individë që kanë të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga mbi 2 milionë lekë që ishte pragu i mëparshëm.

    Nga ulja e pragut numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë. Ndryshoi gjithashtu edhe te afati i plotësimit nga 30 Prill që ishte më parë në 31 Mars./Monitor

    Të shpallur në kërkim, ‘blutë’ e Elbasanit arrestojnë tre persona (EMRAT)

    Deklarimi në DIVA Facebook Google YouTube
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    June 12, 2026

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama komenton protestat: U dezinformuan nga rrjetet sociale

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.