Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tarifat e Trump/ Xi Jinping: S’ka fitues në një luftë tregtare

    April 14, 2025

    KINË-  Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit. Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.

    Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.

    “Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës. “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.

    Xi do të zhvillojë vizitë dyditore në Vietnam. Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.

    Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në. Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.

    Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trump. Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia./REL

    Mot i paqëndrueshëm/ Reshje shiu dhe temperatura deri në 5°C

    Po kalonin trafikndarësen/ 35-vjeçarja përplas me makinë 2 këmbësoret, vd*s 72-vjeçarja

    Historia frymëzuese e inxhinierit italian pasi humbi 2 vajzat: Nga dhimbja lindi një ëndërr

    Zgjatja e mandatit për prokurorët e SPAK/ 2 propozimet e Dumanit: Jo riemërim automatik

    Kine Tarifat e Trump XI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    June 15, 2026

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.