Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Taksa mjetesh të papaguara nga 2012/ Nis verifikimi për 250 mijë debitorë me 170 mln dollarë detyrime

    June 12, 2025

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të planit të përvitshëm operacional për mbledhjen e detyrimeve të papaguara për taksat vjetore të mjeteve rrugore.

    Deri në qershor 2025, nga verifikimet në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve dhe sistemin e DPSHTRR-së, rezultojnë 249,882 mjete debitorë në shkallë vendi.

    Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

    lg.php.gifDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ka si qëllim ndjekjen e vazhdueshme të debitorëve dhe uljen e numrit të tyre në zbatim të ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar,

    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit si fillim e debitorit njoftohet me mesazh të personalizuar nëpërmjet e-Albania, ku njoftohet për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat). Njoftimi përmes e-Albania është një risi që ka nisur të zbatohet prej disa muajsh.

    lg.php.gifMe tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, lista e plotë e debitorëve i është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve.

    Sa pronarë mjetesh përfituan në 2017 nga falja e taksave

    Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore” ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.

    DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve.

    Për mjetet rrugore ligji parashikonte, çregjistrim të mjetit pa detyrime nëse nuk është kryer asnjë veprim që nga 2011 dhe shuarje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 2011–2014, me kusht që të paguhen taksat nga 2011 e në vijim, nëse mjeti do të mbetet në qarkullim.

    Ligji parashikonte gjithashtu, se për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistrojnë mjetin, çregjistrimi do të kryhet nga Drejtoria e Transportit dhe targa do t’i kalohet Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin.

    Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u falen taksat para 2011-s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014-n, me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvonesash./Monitor

    34-vjetori i PS-së/ Rama: Flamuri i socialistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

    A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!

    Selim Velsula u v*a nga kushëriri, e bija kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autorin ose do të bëjë vetgjyqësi

    170 mln dollarë detyrime! taksa Taksa mjetesh të papaguara
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025

    Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike/ Zelensky: Mbi 400 dronë u neutralizuan, disa raketa u rrëzuan

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.