TIRANË– Artisti i njohur Armaldo Kllogjeri, i cili pati një marrëdhënie të mirë me Luiz Ejllin në Big Brother, por pas përfundimit të lojës së tyre nuk i pamë asnjëherë sëbashku, duket se sëfundmi Armaldo e ka “thumbuar” me një foto fituesin e BBV2.
Ai ka publikuar një foto me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin, teksa rastësisht e ka parë në Aeroportin e Tiranës, në Rinas.
Kujtojmë se Jozefina është ish-vjehhra e Luiz Ejllit. Postimi i Armaldos ka shkaktuar reagime të ndryshme tek ndjekësit, duke lënë hapur mundësinë që të jetë një thumb ndaj Luizit.
Pavarësisht se në një vend kaq të vogël sa i joni, ky takom mund të jetë rastësor sikurse e ka shpjeguar edhe Armaldo, fakti që ai ka zgjedhur të publikojë një foto me ish-vjehrrën e Luizit ka shtuar spekulime mbi marrëdhënien e tyre pas daljes nga shtëpia./Radar.al




