Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Tabaku flet pas fitore dhe përgëzon”rivalin”: Ky sistem prodhoi garë të brendshme shpeshherë të padrejtë

    May 19, 2025

    Pas sigurimit të një mandati në Kuvend në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një mesazhi falënderues për votuesit dhe strukturat mbështetëse të Partisë Demokratike. Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në fushatë dhe thekson se sfida nuk ishte aspak e lehtë.

    Në reagimin e saj, Tabaku i kushton vëmendje edhe rivalit të saj brenda listës, Ilir Alimehmeti, duke e përgëzuar për garën korrekte dhe qytetare.

    “Përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare”, shkruan ajo.

    Tabaku shprehu gjithashtu keqardhje që opozita nuk arriti të realizonte rotacionin politik të shumëpritur, duke kritikuar sistemin zgjedhor që, sipas saj, prodhoi një garë të brendshme shpesh të padrejtë.

    Në fund, Tabaku falënderoi edhe familjen për mbështetjen e pandërprerë gjatë gjithë fushatës.

    Postimi i Tabakut:
    Falënderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë.

    Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!

    U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike! Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.

    Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.

    11 maj fitorja Jorida Tabaku mandati zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 22, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    April 22, 2026

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    April 22, 2026

    Reklamat me fonde publike/ AMA do të ndërhyjë në ligj me rregulla të reja për të shmangur ndikimet

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.