Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Ta zgjidhim në tunel”/ Përplasje e fortë mes Berat Gjimshiti dhe Aleksandar Kolarov pas Atalanta–Inter

    March 19, 2026

    Një incident i tensionuar ka ndodhur pas barazimit të javës së kaluar mes Atalanta dhe Inter, ku protagonistë janë bërë kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dhe zëvendëstrajneri serb i Interit, Aleksandar Kolarov.

    Sipas mediave italiane, përplasja ka ndodhur në fund të ndeshjes, në një moment tensioni ku u përfshinë disa futbollistë dhe ku situata agravoi deri në pezullimin e trajnerit të Interit, Cristiani Chivu.

    Pamjet e kapura nga kamera e arbitrit dhe të shpërndara më pas në rrjet tregojnë Gjimshitin teksa i drejtohet Kolarovit me fjalët: “Eja ta zgjidhim në tunel. Eja ta provosh aty…”, duke sinjalizuar një përplasje të drejtpërdrejtë mes tyre.

    Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se provokimi fillestar dyshohet të ketë ardhur nga Kolarov, ndërsa Gjimshiti – i njohur për qetësinë e tij në fushë – ka reaguar në këtë mënyrë në kulmin e tensionit.

    Kujtohet se mbrojtësi shqiptar nuk është përfshirë më parë në episode me ngarkesë nacionaliste, madje bashkëshortja e tij është serbe, çka e bën këtë incident të shihet më shumë si një përplasje sportive sesa personale.

    Megjithatë, ky nuk është rasti i parë i përplasjeve mes shqiptarëve dhe serbëve në futbollin italian. Një nga episodet më të njohura mbetet ai mes Igli Tare dhe të ndjerit Siniša Mihajlović, i cili në atë kohë bëri bujë të madhe për shkak të përplasjes fizike mes tyre.

    Aleksandar Kolarov Atalanta Gjimshiti Inter
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.