Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA kap anijen iraniane, Tehrani paralajmëron për hakmarrje

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe sa do të jenë temperaturat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “SY m’SY”/ Në 14-vjetorin e 21 Janarit Rama i përgjigjet komentuesit: Akuzat ndaj nesh në adresë të gabuar

    January 21, 2025
    "SY m'SY"/ Në 14-vjetorin e 21 Janarit Rama i përgjigjet komentuesit: Akuzat ndaj nesh në adresë të gabuar
    Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot përmes rubrikës “SY m’SY” ku ju përgjigjet komenteve të qytetarëve, është ndalur tek një koment sa i takon 21 Janarit, pikërisht në 14-vjetorin e asaj proteste të përgjakshme ku mbetën 4 viktima.

    Menjëherë Rama në video-mesazhin e tij është shprehur se: Të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

    Rama më te thotë se të gjitha akuzat e drejtuara ndaj tij dhe partisë që ai drejton për faktin që ende s’ëshët dhënë drejtësi për 21 janarin, janë në adresë të gabuar.

    Mesazh i Kryeministrit Edi Rama:

    –Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

    Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

    Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.

    Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

    Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.

    Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme.  Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

    Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund tua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen./Radar.al 

    21 janari Edi rama sy msy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA kap anijen iraniane, Tehrani paralajmëron për hakmarrje

    April 20, 2026

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 20, 2026

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe sa do të jenë temperaturat

    April 20, 2026

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.