TIRANË– Janë të shumta surprizat në listat e koalicionit Nisma dhe Shqipëria Bëhet.
Deputeti demokrat Dashnor Sula dhe Alesia Balliu u bënë pjesë e tyre në minutat e fundit para dorëzimit në KQZ, ndërsa ishin larguar nga Partia Demokratike.
Ndërsa Adriatik Lapaj do të kandidojë në Tiranë, por nga ana tjetër surpriza tjetër është babai i tij, i cili do të kandidojë në listën e Qarkut të Beratit./Radar.al


