Procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Korçës është drejt përfundimit, me 411 nga 422 kutitë e numëruara, dhe ka sjellë përmbysje në listat e kandidatëve fitues, sidomos për Partinë Demokratike.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste do të dërgojë 3 deputetë nga lista e hapur në Kuvend:
Ilirian Pendavinji (9,841 vota)
Bledi Çomo (9,424 vota)
Besa Spaho (6,371 vota), e cila përfiton edhe nga kuotat gjinore.
Ndërkohë, deputetja aktuale Enslemvera Zake nuk arrin të sigurojë një mandat për legjislaturën e re.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike përjeton një surprizë:
Vetëm Fidel Kreka (5,905 vota) arrin të hyjë në Kuvend nga lista e hapur, duke lënë jashtë dy figura të njohura si Edmond Spaho dhe Andrea Mano.
Mandatet e fituara sipas partive:
Partia Socialiste – 6 mandate:
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
Partia Demokratike – 4 mandate:
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka
Ndërkohë pritet përfundimi i plotë i numërimit për të zyrtarizuar emrat përfundimtarë të deputetëve të rinj të Qarkut Korçë.