Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori po i ikën nga duart Lucas Chevalier, portieri i PSG-së dëmtohet në stërvitje…

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Superiore/ Paqe në “Elbasan Arena”, “Verdheblutë” dhe Tirana ndajnë pikët. Partizani i falet Keko-s

    November 24, 2024
    Superiore/ Paqe në "Elbasan Arena", "Verdheblutë" dhe Tirana ndajnë pikët. Partizani i falet Keko-s

    Këtë të dielë  pasdite u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në elitën e futbollit shqiptar. Elbasani dhe Tirana barazuan 1-1, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

    Rasti i parë serioz i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, Lleshi “flirtoi” me golin, por e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Selmani, i cili i tha jo.  5 minuta më pas, provoi Hila, por pa rezultat. Në pjesën e mbetur të fraksionit, ritmi nuk ishte i lartë, me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me emocionet që nuk munguan.

    Në fillimin e pjesës së dytë, Tirana shënoi me Gjumshin, por festa zgjati pak, pasi goli u anulua. Arbitri anuloi golin e kryeqytetasve, duke akorduar penallti për Elbasanin, 11-metërsh që u përkthye në gol nga Hila.  Ekipi i Maganit reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Dembele.

    Me këtë rezultat, ekipi i Bordin mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e shtatë me 15 pikë.

    Partizani fitoi 1-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Keko, i cili realizoi në minutën e 57-të. Të kuqtë kryesojnë tabelën me 27 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Kurbinasit janë në vendin e parafundit me 12 pikë.

    "Verdheblutë" dhe Tirana ndajnë pikët Paqe në "Elbasan Arena" Superiore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori po i ikën nga duart Lucas Chevalier, portieri i PSG-së dëmtohet në stërvitje…

    April 30, 2026

    Karakaçi inspekton nënstacionin elektrik në Golem: Rritja e kapaciteteve përmirëson furnizimin me energji për 50 mijë banorë

    April 30, 2026

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    April 30, 2026

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.