Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Kupa Botërore 2026: Rrënjët afrikane të ekipit gjerman

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Super Samiti/ Liderët europianë zbresin në kryeqytet, Tirana me “shirit sigurie”, ja rrugët që bllokohen nesër

    May 14, 2025

    Tirana do të jetë mikpritësja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara ndonjëherë në vendin tonë. Në kryeqytet pritet të mbërrijnë liderët më të lartë të vendeve evropiane, për një takim që konsiderohet si një moment historik për Shqipërinë dhe rolin e saj në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

    Në funksion të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së samitit, autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash organizative, përfshirë kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në disa akse kryesore të qytetit.

    Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të jetë në fuqi:
    • Nga ora 22:00 e datës 15 maj 2025 deri në 23:00 të datës 16 maj 2025,
    • Në këto akse kryesore:
    * Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri”),
    * Rruga “Ibrahim Rugova” (nga “Myslym Shyri” deri në rrugën e “Kavajës”),
    * Rruga “Ded Gjo Luli”,
    * Rruga “Urani Pano” dhe vazhdimësia në rrugën e “Barrikadave” deri në kryqëzim me rrugën “George W. Bush”,
    * Bulevardi “Zogu i Parë” deri te tuneli pranë ish-Cirkut.

    Qarkullimi i automjeteve do të devijohet përmes:
    • Rrugës së “Kavajës”,
    • Rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”,
    • Rrugës së “Durrësit” (segmenti i rrugës “Barrikadave”),
    • Bulevardit “Zhan d’Ark”,
    • Bulevardit “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”,
    • Bulevardit “Bajram Curri”.

    Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme që synojnë garantimin e sigurisë dhe zhvillimin e suksesshëm të këtij eventi të rëndësishëm.

    Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

    qarkullimi rrugët Samiti Politik Shqiperia tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    June 11, 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    June 11, 2026

    Kupa Botërore 2026: Rrënjët afrikane të ekipit gjerman

    June 11, 2026

    Këmbimi valutor për sot, 11 Qershor 2026

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.