SHBA– Artistja me famë botërore, Taylor Swift ka reaguar për herë të parë për tre shfaqjet në Vjenë në turneun e saj ‘Eras’. Shfaqje të cilat u anuluan ditët e para të Gushtit pasi ishte planifikuar se do të bëhej një sulm terrorist.
Swift është shprehur se u ndje e frikësuar nga kërcënimet se në koncertin e saj mund të bëhej një sulm terrorist. Më tej ajo tha se anulimi i shfaqeve ishte diçka shkatërruese për të.
“Të anulosh shfaqjet në Vjenë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë frike dhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato shfaqje. Por unë u isha shumë mirënjohës edhe autoriteteve për punën e bërë. Ekipi im dhe unë punuam krah për krah me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë në ndjekje të këtij qëllimi dhe dua t’i falënderoj për gjithçka që bënë për ne”- ka shkruar Swift./TheGuardian


