SHBA– FBI e ka cilësuar si atentat, sulmin kundër ish-Presidentit Donald Trump në Pensilvani.
Ish-presidenti Trump mbeti i plagosur në veshin e djathtë, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. FBI nuk ka dhënë më shumë detaje në një konferencë për shtyp.
Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi.”– ka thënë Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, duke folur në një konferencë shtypi në Butler, Pensilvani.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra.