Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sulmi ndaj Qipros/ Avionë luftarakë dhe fregata në gatishmëri

    March 2, 2026
    Sulmi ndaj Qipros/ Avionë luftarakë dhe fregata në gatishmëri

    QIPRO– Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku mesditën e sotme sirenat e alarmit u aktivizuan në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër.

    Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja mësohet e radarët zbuluan objekte të dyshimta në hapësirën ajrore, duke çuar në evakuimin e aeroportit civil të Pafos. Autoritetet qipriote konfirmuan neutralizimin e dy dronëve që po drejtoheshin drejt bazave britanike, ndërsa vendi mbetet në gjendje gatishmërie të lartë.

    Ndërsa më herët një mjet ajror pa pilot kishte rënë brenda zonës së instalimeve ushtarake britanike, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Për pasojë, Britani e Madhe vendosi largimin e familjeve të personelit ushtarak dhe zhvendosjen e përkohshme të stafit jo-thelbësor. Mes kësaj situate të tensionuar, ambasada amerikane në Nikozia lëshoi paralajmërim për qytetarët, duke kërkuar vigjilencë dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme. Situata aktivizoi edhe refleksin e mbrojtjes së Greqisë, e cila dërgoi dy fregata, përfshirë “Kimon”, dhe një çift avionësh F-16 për të mbështetur Qipron.

    Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, theksoi se Athina do të mbështesë ishullin me çdo mjet të mundshëm.

    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zhvilloi komunikim telefonik me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, për të konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve. Paralelisht, sektorit detar i është vënë vëmendje e shtuar, me dhjetë anije me flamur grek në Gjirin Persik dhe 85 marinarë në bord, ndërsa qeveria greke paralajmëron riatdhesimin e qytetarëve nëse situata përkeqësohet. Megjithatë situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa vendet e përfshira kërkojnë ruajtjen e stabilitetit dhe sigurinë e qytetarëve në rajon./Radar.al

    avione luftarake Kyriakos Mitsotakis
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    July 21, 2026

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    July 21, 2026

    Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, dëme të shumta materiale

    July 21, 2026

    Rama: Paketa e Maleve synon zhvillimin e pronarëve, jo favorizimin e oligarkëve

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.