Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    ‘Sulaj u zgjodh drejtor nga krimi’- GJKKO kërkesë SPAK: Sill dokumentet, a janë pjesë e dosjes Metamorfoza ato që ka deklaruar Gazment Bardhi?

    January 30, 2025

    Në gjyqin për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të riçelë hetimin me kërkesë të Edmond Sulajt, ish drejtor i Policisë Shkodër.

    Sot, 30 janar, GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme SPAK dokumente dhe informacione nëse dokumenti i lexuar nga Gazment Bardhi në Kuvend është pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’.

    “Dr. i Policisë së Shkodrës u zgjodh nga bandat”- Ministri Hoxha i përgjigjet Bardhit: Bisedat në ‘Sky Ecc’ janë të…

    Kujtojmë këtu që Bardhi tha në një seancë plenare në Kuvend se Edmond Sulaj u zgjodh drejtor policie me ndikim të Pëllumb Gjokës.

    Në përfundim, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Edmond Sulajt, të rihapë hetimin gjyqësor dhe t’i drejtohet me kërkesë SPAK-ut për të vënë në dispozicion, pa cenuar hetimet, informacionin nëse dokumenti i lexuar nga zoti Bardhi është pjesë e fashikullit gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”.

    Avokati i Bardhit, Ledjo Braho, deklaron: “Ato dokumente, para se t’i kishte Gazmend Bardhi, i kanë pasur mediat.”

    Sakaq, avokati i Edmond Sulajt kërkoi rihapjen e hetimit gjyqësor, pasi sipas tij, avokatët e Gazmend Bardhit kanë pretenduar se disponojnë dokumente zyrtare dhe akte, të cilat në fakt nuk i kanë në dispozicion.

    Avokati thekson se gjykata duhet t’i sigurojë dhe t’i verifikojë ato për të përcaktuar nëse Mondi është i njëjti person që ata pretendojnë.

    Seanca u shty për më datë 14 shkurt, ora 09:00.

    “U emërua nga bandat”/ Dështon përballja mes Bardhit dhe Sulajt. Zbulohet arsyeja

    Kujtojmë se eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj që u përmend në Parlament nga Gazment Bardhi si emër në përgjimet SKY ECC, është kërcënuar nga bandat por nuk ka pranuar asnjëherë ta bëjë publik si fakt.

    ‘U emërua nga krimi’/Bardhi publikoi bisedat në SkyECC, drejtori i Policisë Shkodër: Do të padis

    Edmond Sulaj Gazment Bardhi GJKKO metamorfoza spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë, Gonxhja: Duhet një reflektim i thellë nga çdokush!

    June 6, 2026

    Efektivi Enea Mekolli u vra në krye të detyrës, të afërmit thirrje për të ndihmuar familjen

    June 6, 2026

    Kosovë/ Një nga destinacionet më mbresëlënëse, Bjeshkët e Sharrit ende nën petkun e dëborës

    June 6, 2026

    Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, policia tregon rrugët që do të bllokohen

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.