ELASAN– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për Ditën e Verës, në fjalën e tij ka komentuar edhe largimin e deputetit Dashnor Sula nga PD, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Berisha thotë se Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte, ndërsa theksoi se “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”.
“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim.”-deklaroi Berisha./Radar.al
Sula “s’kursen” ish-kolegët: Të famshmit Vokshi e Noka figurat më të urryera


