Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Suksesi i ekstremit të djathtë në zgjedhjet në dy shtete gjermane shton trysninë mbi koalicionin e kancelarit Scholz

    September 2, 2024
    Suksesi i ekstremit të djathtë në zgjedhjet në dy shtete gjermane shton trysninë mbi koalicionin e kancelarit Scholz

    Suksesi i partisë Alternativa për Gjermaninë në zgjedhjet e së dielës në dy shtetet gjermane, rriti trysninë mbi qeverinë e përçarë të kancelarit Olaf Scholz dhe e la partinë kryesore opozitare të vendit të përballet me vështirësi të hënën, për të gjetur një mënyrë për të qeverisur në dy rajonet lindore, pa përfshirë partinë e ekstremit të djathtë.

    Alternativa për Gjermaninë, AfD, u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore në Tyringen nën udhëheqjen e një prej personaliteteve më të skajshme Björn Höcke. Në Saksoninë fqinje, ajo doli e dyta pas konservatorëve të Unionit Demokristian, i cili kryeson opozitën kombëtare. Votuesit ndëshkuan tre partitë e koalicionin qeverisës të kancelarit Scholz, që dolën me më pak se 15 për qind të votave.

    Pakënaqësia e thellë me një qeveri kombëtare famëkeqe për konfliktet e brendshme, inflacionin dhe ekonominë e dobët, ndjenjat kundër imigracionit dhe rezervat ndaj ndihmës ushtarake gjermane për Ukrainën, janë ndër faktorët që kontribuuan në shtimin e mbështetjes për partitë populiste në lindjen ish-komuniste, e cila është më e varfër se Gjermania perëndimore. Një parti e re e themeluar nga një personalitet i shquar i së majtës ishte fituesja e dytë e madhe të dielën dhe ndoshta do të luaj rol vendimtar për të formuar qeveritë shtetërore, pasi askush nuk është i përgatitur të qeverisë bashkë me AfD-në.

    Humbja e thellë e partive qeverisëse iu shtua dështimeve të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor për koalicionin e Scholz-it dhe nuk është e qartë se ata kanë ndonjë recetë për të ndryshuar gjërat para zgjedhjeve të ardhshme kombëtare gjermane të vjeshtës së vitit të ardhshëm. Një palë zgjedhje shtetërore më 22 shtator në rajonin lindor të Brandenburgut, i cili udhëhiqet nga socialdemokratët e qendrës së majtë të kancelarit Scholz, mund të shtojë sikletin e tyre.

    Votuesit “deshën t’i dërgojnë një shenjë Berlinit mbi të gjitha”, tha Jens Spahn, një ligjvënës i lartë i CDU-së, për televizionin ZDF. “Ata deshën t’i dërgojnë një shenjë (koalicionit) se kancelari nuk e ka më besimin e tyre. Olaf Scholz është fytyra e dështimit edhe në Tyringen edhe në Saksoni”.

    Por zgjedhjet e së dielës e vënë para vendimeve të vështira edhe CDU-në, e cila kryeson në anketat kombëtare. AfD-ja tani mban më shumë se një të tretën e vendeve, të paktën në parlamentin e Tyringenit, që i mundëson asaj, për shembull, të bllokojë emërimet e gjyqtarëve në gjykatën kushtetuese rajonale dhe kjo do ta bëjë të vështirë formimin e një qeverie funksionale.

    Fuqia e AfD-së në lindje i ka shtyrë partitë e tjera në koalicione jokonvencionale që në vitin 2016, por rezultatet e së dielës e çuan situatën në një nivel të ri./VOA

    Scholz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026

    Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

    April 27, 2026

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    April 27, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.