Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Studimi: Makinat në Shqipëri lëvizin me shpejtësi mesatare 33 km/h

    October 15, 2024

    TIRANË– Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve me pak kosto dhe me shpejtësi më të lartë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të një vendi.

    Një studim i fundit i Bankës Botërore “Duke reduktuar distancat ekonomike” referon se shpejtësia mesatare e lëvizjeve së mjeteve në Shqipëri është rreth 33 kilometra në orë. Siç shihet edhe në grafikun e mëposhtëm shpejtësia e ulët e automjeteve është tipar I vendeve të varfra.

    Në Europë Shqipëria lë pas Bosnjën, Ukrainën, Malin e Zi dhe Armeninë dhe Gjeorgjinë. Më pas në renditje vijnë vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latinë (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Në nivel global, Sllovenia kryeson renditjen për nivelin me të lartë të shpejtësisë me rreth 70 kilometër në orën të ndjekura nga Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipro dhe Spanja.

    Në anën tjetër vendet me shpejtësi të lëvizjes që nis me 0 kilometër në orë janë Haiti dhe Nepali që janë vendet pothuajse rurale.

    Banka Botërore vlerëson se reduktimi i kostos dhe rritja e shpejtësisë në lëvizjen e mallrave brenda dhe jashtë vendeve mund të rrisin vëllimet e tregtisë dhe të ndikojnë në modelet e tregtisë, ndërsa kostot e larta të transportit brenda vendit mund të pengojnë përfitimet të liberalizimit të tregtisë.

    Kostoja e lartë e transportit të brendshëm në vendet afrikane është një nga arsyet kryesore që ndikimi i liberalizimit të tregtisë ka qenë i kufizuar dhe gjeografikisht i pabalancuar në kontinent.

    Një studim më i hershëm ka evidentuar se rënia njëditore e kohës së udhëtimit tokësor lidhet me një rritje prej 7 për qind të eksporteve afrikane.

    Reduktimet në kostot e transportit të brendshëm dhe koha ndikojnë, jo vetëm tregtinë ndërkombëtare, por edhe tregtinë e brendshme, produktivitetin dhe investimet. Në Indi, për shembull, një ulje prej 1 për qind në kostot e njësisë së kamionëve shoqërohet me një rritje prej 2.8-3.9 për qind në flukset e tregtisë së brendshme.

    Reduktimi i kostove të transportit dhe rritja e shpejtësisë gjithashtu ndikon pozitivisht edhe vlerën e pasurive të paluajtshme ku kalojnë linjat e transportit.

    Siç tregon studimi ka një lidhje të drejtë ndërmjet te ardhurave për frymë dhe shpejtësisë së lëvizjes në rrugë. Shpejtësia mesatare u vlerësua nga Banka Botërore në 242,833 segmente rrugore 134 vende të botës, disa prej të cilave janë edhe në Shqipëri.

    Aktualisht Shqipëria është duke zhvilluar me përparësi investimet në segmentet rrugore që në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, arterie si pjesë e rrjetit kryesor Europian. Linjat rrugor në një afat me të gjatë do të shoqërohen edhe me hekurudhë.

    Megjithatë lëvizja në pjesën qendrore vijon të jetë e ngadaltë për shkak të trafikut të rënduar, sidomos në aksin Tiranë Durrës. Pjesa më e madhe e investimeve në infrastrukturë vitet e fundit është përqendruar në zonën e Jugut të vendit./MONITOR

    Infrastruktura Makinat në Shqipëri shpejtësi mesatare 33 km/h
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.