Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Për herë të parë në historinë e saj ushtria gjermane, Bundewehr-i, miratoi një strategji ushtarake. Ajo synon të përgatisë ushtrinë dhe Gjermaninë për kërcënimet e ardhshme.

    Për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare në rritje, ushtria gjermane, Bundeswehr-i, miratoi për herë të parë një strategji ushtarake. Ajo përcakton drejtimin strategjik të ardhshëm të forcave të armatosura në Gjermani dhe analizon se si Bundeswehr-i mund t’u përgjigjet kërcënimeve të mundshme.

    “Rrallëherë një strategji ushtarake ka qenë kaq e nevojshme sa në këtë fazë historike,” deklaroi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius(SPD) gjatë prezantimit të strategjisë në Berlin. Bota është bërë më e paparashikueshme dhe më e rrezikshme që kur Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës dhe po vihet seriozisht në pikëpyetje rendi ndërkombëtar.

    Kërcënimi rus
    Në strategjinë ushtarake Rusia konsiderohet për një periudhë të parashikueshme si “kërcënimi më i madh dhe i drejtpërdrejtë” për sigurinë gjermane dhe transatlantike. “Rusia po krijon kushtet për një sulm ushtarak ndaj vendeve të NATO.”

    Më tej në strategji analizohet se si duhet të reagojë Bundeswehr-i ndaj skenarëve të mundshëm të luftës: për shembull në rast të një sulmi rus ndaj territorit të NATO-s. Këto informacione janë klasifikuar si sekrete. “Është e vetëkuptueshme që këto skenarë nuk mund t’i bëjmë publikë. Përndryshe mund ta shtojmë edhe Vladimir Putin në listën tonë të e-maileve,” theksoi Pistorius.

    Roli kyç i personelit

    Një rol kyç luan çështja e personelit. Strategjia ushtarake konfirmon objektivin tashmë të njohur për zgjerimin e ndjeshëm të Bundeswehr-it. Deri në mesin e viteve 2030, synohet të ketë gjithsej 460.000 ushtarë, prej të cilëve 200.000 në rezervë. Qëllimi i deklaruar është që deri në vitin 2029 Bundeswehr-i të bëhet ushtria konvencionale më e fortë në Evropë, përmes një rritjeje sa më të shpejtë, në mënyrë që të rritet gatishmëria mbrojtëse.

    Kjo lidhet me kërkesat në rritje që NATO ndaj vendeve anëtare për mbrojtjen kolektive. Rekrutimi i këtij personeli mbetet sfida më e madhe, siç e pranoi ministri Pistorius edhe gjatë konferencës së Bundeswehr-it në nëntor 2025.

    Më shumë personel përmes shërbimit të ri ushtarak?

    Falë një fushate intensive rekrutimi, Bundeswehr-i po rritet, por me ritme të ngadalta. Në fund të marsit ushtria gjermane kishte rreth 185.400 ushtarë aktivë, 3.300 më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

    Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius ka pritshmëri të larta nga shërbimi i ri ushtarak, i cili u prezantua në fillim të vitit. Me një kombinim stimujsh dhe detyrimesh, përfshirë kontrollin e detyrueshëm mjekësor për të gjithë të rinjtë meshkuj, Bundeswehr-i synon të rekrutojë më shumë vullnetarë. Nëse kjo nuk arrihet, mund të riaktivizohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili u pezullua në vitin 2011. Megjithatë kjo aktualisht nuk po diskutohet, theksoi sekretari i shtetit për mbrojtjen Nils Hilmer gjatë prezantimit të strategjisë ushtarake. “Jemi në rrugën e duhur.” – tha ai.

    “Strategjia e rezervës”

    Përveç strategjisë ushtarake ministri Pistorius prezantoi edhe disa dokumente themelore. “Profili i kapaciteteve” përshkruan aftësitë që janë të domosdoshme për forcat e armatosura, pra se çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë për një mbrojtje të suksesshme kombëtare, por edhe për “parandalimin dhe mbrojtjen në kuadër të aleancës”, pra në NATO, për shembull në fushën e mbrojtjes ajrore.

    “Strategjia e rezervës” synon të sigurojë që deri në vitin 2033 të jenë në dispozicion mbi 200.000 rezervistë si një “urë lidhëse mes ushtrisë dhe shoqërisë civile”. Detyrat e tyre lidhen kryesisht me mbrojtjen territoriale dhe logjistikën. Edhe detajet e këtyre dokumenteve janë klasifikuar në pjesën më të madhe të tyre si sekrete.

    Qindra masa kundër burokracisë në Bundeswehr

    E ashtuquajtura “agjendë për zhburokratizim dhe modernizim” synon të luftojë burokracinë e tepërt në Bundeswehr. Ushtarët shpesh duhet të përballen me një numër të madh rregulloresh të detajuara shërbimi dhe formularësh, gjë që u merr kohë dhe energji.

    Ministria e Mbrojtjes i ka rishikuar këto rregulla dhe synon t’i thjeshtëzojë dhe lehtësojë. “Të gjitha rregullat e brendshme do të kenë një afat të caktuar skadimi,” njoftoi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius. Nëse pas këtij afati ato nuk konsiderohen më të dobishme, do të hiqen automatikisht.

    Gjithashtu, planifikohet krijimi i një “portofoli digjital të Bundeswehr-it” (“Bundeswehr-Wallet”), i cili në të ardhmen do të përmbajë të gjitha dokumentet personale të rëndësishme për çdo pjesëtar të forcave të armatosura.

    Më shumë fleksibilitet në planifikimin strategjik

    Për të gjitha dokumentet e prezantuara për Bundeswehrin vlen një parim i përbashkët: ato nuk përcaktojnë objektiva të ngurta për një periudhë të caktuar kohore, por synojnë të jenë “dokumente të gjalla”, që mund të përshtaten vazhdimisht në varësi të zhvillimeve të situatës strategjike.

    Me strategjinë e re Bundeswehr-i i jep vetes më shumë fleksibilitet se kurrë më parë dhe, në njëfarë mënyre, edhe një mentalitet të ri. “Duam të largohemi nga mënyra tradicionale e të menduarit në ‘kuti’,” theksoi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

    Nga opozita reagoi zëdhënësi për çështjet e mbrojtjes i grupit parlamentar të partisë E Majta, Ulrich Thoden. Ai e cilësoi strategjinë ushtarake si “të arsyeshme dhe të nevojshme, duke pasur parasysh situatën reale të kërcënimit nga politika agresive e Rusisë”. Megjithatë, sipas tij, nuk është e nevojshme që Gjermania “synon të bëhet fuqi e madhe ushtarake.”/DW

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    April 23, 2026

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.