Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Strategji apo probleme në marrëdhënie, çfarë ndodhi mes Fifit dhe Adisit

    July 12, 2025
    Strategji apo probleme në marrëdhënie, çfarë ndodhi mes Fifit dhe Adisit

    Krejt pa asnjë lajmërim, duket se një ‘dramë’ e re ka lindur në showbizz-in tonë. Dhe e kemi fjalën për një krizë të mundshme mes Fifit dhe Adisit. Gjithçka ka nisur nga disa statuset që ata kanë bërë në rrjetet e tyre sociale.

    Fifi ka ripostuar së fundmi disa video dhe citate në TikTok që lënë pak vend për interpretime të tjera përveç një dhimbjeje personale të thellë. Në një prej videove thuhet: “Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë lidhur me atë që e lëndon, por në vend që ai të dëgjojë shqetësimin e saj, nis të mbrojë veten.” Një tjetër mesazh, po aq i drejtpërdrejtë, flet për frikën që djemtë kanë për të dashur një grua që ka vuajtur.

    Fifi ka shpërndarë, gjithashtu, këngë që përshkruajnë dhimbjen e një dashurie të humbur, të plagosur nga tradhtia. Nëse mendonim se vetëm Fifi po dërgonte sinjale të trazuara, edhe Adis Patushi ka postuar mesazhe të ngjashme, të ngarkuara emocionalisht, që ngrenë pikëpyetje mbi situatën në çift. Edhe ai ka zgjedhur të mos flasë hapur, por përmbajtja që ndan është ndjeshëm introspektive dhe e lidhur me ndarjen emocionale.

    Ai ka ndarë disa vargje të ndjera nga poeti i mirënjohur Agim Doci: “Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë/ Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë/ Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë/ Vetëm më iku, jeta e tërë… ”

    Pavarësisht gjithë kësaj, as Fifi dhe as Adisi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë ose të mohojë një ndarje apo krizë. Që nga momenti kur historia e tyre u bë publike, pak pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 1” në vitin 2022, çifti ka qenë në qendër të vëmendjes. Martesa dhe ardhja në jetë e djalit të tyre e forcoi imazhin e një dashurie të qëndrueshme, por tani duket se tabloja po lëkundet. Por ka edhe nga ata ndjekës që kanë komentuar se, në fakt, gjithçka po bëhet për famë, tashmë në pikun e sezonit për artistët.

    Kujtojmë se pak kohë më parë, Fifi pati një përplasje edhe me Eglin, ku fshiu këngën, pasi ajo u publikua. Ndonëse në atë kohë Egli tha se mund ta bënte një gjë të tillë, pasi kishte të drejtat autoriale, shumë e komentuan si një strategji marketingu. Të njëjtën gjë po komentohet edhe tani, që një ndarje e mundshme po përflitet mes saj dhe partnerit, Adisi.

    Kujtojmë se çifti shfaqej kudo së bashku, duke na lënë të kuptonim se kishin një lidhje shumë të fortë së bashku, që u shndërrua edhe në bashkëpunim në punë. Megjithatë, Adisi dhe Fifi prej disa kohësh nuk janë parë më së bashku, duke ngritur dyshimet se ndoshta kriza mes çiftit është e vërtetë. Miqtë e përbashkët bëjnë me dije se Fifi ka qenë e vetme javët e fundit, edhe në koncerte, duke mos dashur që të komentojë asgjë për mungesën e Adisit.

    E nëse nuk është një ndarje, është një moment i vështirë që dyshja është duke kaluar. Çfarëdo që të ndodhë, ajo që mbetet e qartë është se Fifi dhe Adisi po përjetojnë një periudhë jo të lehtë, dhe ndoshta, rrjetet sociale janë bërë mënyra e vetme për të folur pa folur.

    çfarë ndodhi mes Fifit dhe Adisit Strategji apo probleme në marrëdhënie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.