Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendës ministrin Klodjan Rrepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, t që u morën sit ë pandehur në dosjen e koncensionit të Sterilizimit.
Kërkesa e bërë nga gjyqtarja, Fjorela Davidhi u pranua nga dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili.
Burimet bëjnë me dije se Beqaj dhe Rrjepaj akuzohet akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Ndërsa biznesmeni Rrapaj akuzohet për “vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” sipas nenit 134 të Kodit penal.
Rikualifikimi i akuzës rrit dënimin me burg për tre të pandehurit.
Beqaj akuzohej për shpërdorim detyre, vepër penale që mund të dënohet deri në 7 vite burg maksimalisht, ndërsa tani sipas akuzës vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën sipas nenit 135 të Kodit penal, parashikon burg deri në 10 vite, ndërsa vepra penale bashkëpunim e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal parashikon dënim nga 2 deri në 5 vite burg sipas nenit 333/a!
Gjatë seancës, biznesmeni Rrapaj pati një shqetësim shëndetësor, ku humbi ndjenjat. Të pandehurit i hodhën ujë për ta përmendur. Rrapaj akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me pasoja rënda kryer në bashkëpunim.
Avokatët e tyre kanë 10 ditë kohë për të kundërshtuar akuzat e ngritura ngs GJKKO. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 9 janar.
Ndërsa, Beqaj teksa dëgjoi rëndimin e akuzës ndaj tij pyeti trupën gjykuese se ku janë lekët.
“Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?” është shprehur Beqaj.
Gjyqtarja Davidhi tha se për gjashtë të akuzuarit e tjerë do të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve. Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.
LEXO EDHE:
Shtyhet seanca e “Sterilizimit”/ Beqaj bën kërkesë: Meqë ia hoqët Berishës, ma hiqni dhe mua


