Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Statistikat e BSH: Depozitimet e parave në ATM janë dyfishuar këtë vit

    December 9, 2025

    Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, përdoruesit e sektorit bankar kryen rreth 663 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë 9-mujorin 2025 numri total i depozitimeve ka arritur në 1.47 milionë. Shifrat e 9-mujorit tregojnë gjithashtu rritje me përmasa të mëdha dhe numri i depozitimeve është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Rritja e transaksioneve është në nivele të ngjashme edhe në vlerë. Në fund të 9-mujorit, depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 70.7 miliardë lekëve, 94% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Numri dhe vlera e transaksioneve të depozitimit në terminalet ATM është në rritje për të shtatin vit radhazi. Rritja po mbështetet edhe nga zgjerimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së pajisjeve që mundësojnë këtë lloj shërbimi.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 427, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Afërsisht 32% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

    Shqipëria është ende një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash në shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Përdorimi i lartë i parasë fizike krijon si rrjedhojë edhe nevojën e depozitimeve periodike të parasë në llogaritë bankare.

    Bankat gradualisht po investojnë në automatizimin e këtij shërbimi, me qëllim pakësimin e fluksit të klientëve në arka, uljen e kostove operacionale dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.

    Në fund të muajit shtator, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 1028 ATM-ve aktive, në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë.

    Numri i ATM-ve pati rënë vazhdimisht në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare. Megjithatë, pas vitit 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

    Një faktor tjetër që po nxit shtimin e numrit të ATM-ve në vitet e fundit është edhe turizmi. Shtimi i fluksit të turistëve ka bërë të nevojshme shtimin e ATM-ve ku turistët e huaj të kenë mundësi për të tërhequr para cash. ATM-të e vendosura jashtë degëve, në zonat turistike zakonisht nuk ofrohen direkt nga bankat, por operohen sipas një modeli biznesi në partneritet me biznese të tjera, që zakonisht janë kompanitë që tregtojnë pajisjet ATM-të.

    Në këtë partneritet, banka ofron infrastrukturën bazë të pagesave, pra, sistemin, kontabilizimin dhe paranë cash. Ndërkohë, institucionet financiare ofrojnë pajisjen ATM dhe mbulojnë kostot operacionale, si transportin, rimbushjen, siguracionin e parasë, si edhe mbajnë marrëdhëniet me bizneset për qiratë e vendosjes së ATM-ve, etj. Në fund, të ardhurat ndahen në bazë të kostove të secilës palë./Monitor

    Depozitimet e parave në ATM Statistikat e BSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.