Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në platformën X, Starmer e cilësoi këtë fitore si historike.
“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona,” shkruan Starmer.
Më herët, urime për Ramën kanë ardhur edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, dhe Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.


