Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

    August 14, 2025
    Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, (djathtas), dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, prill 2025.

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do ta mirëpresë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e së enjtes në Downing Street. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të premten.

    Takimi i kryeministrit britanik me Zelenskyn vjen pasi ai tha se Britania është e gatshme ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme.

    Ndërkohë, Trumpi e ka kërcënuar Rusinë me “pasoja të rënda” nëse Putini nuk e pranon armëpushimin.

    Gjatë një telefonate të mërkurën me presidentin amerikan dhe aleatët evropianë, Starmer e lavdëroi Trumpin për punën e tij për të krijuar një mundësi “të arritshme” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Megjithatë, evropianët janë të shqetësuar nga përjashtimi i Zelenskyt nga takimi mes Trumpit dhe Putinit, i cili do të zhvillohet në Alaskë të premten.

    Duke folur të mërkurën, Starmer tha: “Ky takim të premten, ku presidenti Trump do të marrë pjesë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

    “Siç i kam thënë personalisht presidentit Trump për tri vjet e ca sa ka zgjatur ky konflikt, nuk kemi qenë as afër një mundësie për një zgjidhje të qëndrueshme, për ta sjellë një armëpushim. Dhe, tani e kemi atë mundësi, falë punës që presidenti ka bërë”, tha ai.

    Starmer dhe udhëheqësit evropianë kanë thënë vazhdimisht se bisedimet për Ukrainën nuk duhet të ndodhin pa vetë Ukrainën, mes shqetësimeve se Kievi po lihet mënjanë në bisedimet për të ardhmen e vendit.

    I pyetur nëse ishte vendimi i tij që të mos ftonte Zelenskyn në takim, Trump tha: “Jo, përkundrazi”, dhe shtoi se një takim i dytë me presidentin ukrainas mund të mbahet më pas.

    “Patëm një telefonatë shumë të mirë, ai ishte në telefonatë, presidenti Zelensky ishte aty. Do t’i jepja notën 10, [ishte] shumë, shumë miqësore”, u tha ai gazetarëve në Uashington.

    Ai shtoi: “Ka shumë mundësi që të kemi një takim të dytë, i cili do të jetë më frytdhënës se i pari, sepse i pari është për të kuptuar se ku jemi dhe çfarë po bëjmë”.

    Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet më parë se armëpushimi mund të përfshijë një “shkëmbim” territoresh.

    Mendohet se një nga kërkesat e udhëheqësit rus është që Ukraina t’i dorëzojë pjesë të rajonit Donbas që ende kontrollon.

    Por, Zelensky e ka hedhur poshtë çdo propozim që do të komprometonte integritetin territorial të Ukrainës, diçka që ndalohet nga kushtetuta e vendit./REL

    Largoi vajzën nga Kosova/ Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros

    Britania donald trump Keir Starmer londer Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    June 18, 2026

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.