TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka thënë se sot do të zgjedhin përfaqësuesit e familjes së madhe politike Asamblenë Kombëtare.
Në fjalën e tij Rama theksoi se Lindita Nikolla është një shembull për tu ndjekur, një shembull që tregon se si duhet të jenë të zgjedhurit e komunitetit.
FJALA E RAMËS:
I nderuar Kongres i PS, shokë, shoqe , miq dhe të ftuar. Ky është një stacion me rëndësi në rrugëtimin e partisë sonë. Jo thjeshtë sepse sot do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes sonë të madhe politike në Asamblenë Kombëtare, prej së cilës në fillim të sezonit të ardhshëm politik do të dalë dhe Kryesioa dhe Sekretariati i ri Organizitiv. As sepse sot nis mbjellja e fushës së fitorës që do të korrim në pranverën e ardhshme me një punë në të gjithë Shqipërinë për të gjithë shqiptarët, por sepse sot nis natyrshëm edhe projekti i PS 2030. Për të cilin një gjeneratë tjetër nga ata që janë aty në qendër duhet të marrë kreshendo, hap pas hapi më shumë pjesë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Është kjo koha e duhur për të nsiur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS dhe për të punuar për një ambiecie të re të madhe, jo vetëm për Shqipërinë 2023 por dhe për PS 2030.


