Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Paralajmërimi i Trump për Rusinë dhe Kinën: Mbështetja ndaj Iranit do të ketë pasoja

    Sherr me thika në Shkallnur, një person plagoset gjatë konfliktit

    Bilanci tragjik i sulmeve të fundit, 15 viktima në Ukrainë! Zelensky: Rusia goditi ekspozitën e dronëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    DOKUMENTET/ Deputetët nuk ikin me pushime, Niko Peleshi firmos urdhrin e ri! Të hënën seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

    July 24, 2026

    Seanca plenare e 23 korrikut nuk do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur një urdhër të ri, me të cilin thërret deputetët në një tjetër seancë plenare urgjente, që do të zhvillohet të hënën, më 27 korrik, në orën 10:00.

    Pavarësisht se në përfundim të seancës së fundit ishte lënë të kuptohej se Kuvendi do të mbyllte punimet përpara pushimeve verore, me vendimin e ri deputetët do të duhet të rikthehen edhe një herë në sallën e Parlamentit.

    Në njoftimin zyrtar drejtuar ligjvënësve, Peleshi bën me dije datën dhe orën e mbledhjes, ndërsa sqaron se procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta si në seancat e mëparshme.

    “Të nderuar kolegë, ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 27.7.2026, ora 10:00. (Urdhër nr. 49, datë 24.07.2026, i Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, thuhet në njoftimin e firmosur nga kryeparlamentari.

    Ndërkohë, bashkë me urdhrin është bërë publik edhe rendi i ditës i seancës së së hënës.

    Pika e parë parashikon miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 23 korrik, në zbatim të nenit 44 të Rregullores së Kuvendit. Më pas do të ketë njoftime, ndërsa në vijim deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”.

    Projektvendimi do të votohet me shumicë të thjeshtë, në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit.

    Në përfundim të diskutimeve, seanca do të mbyllet me votimin e pikave të rendit të ditës.

    Me këtë vendim, deputetët do të duhet të shtyjnë edhe për disa ditë nisjen e pushimeve verore, pasi Kuvendi do të zhvillojë edhe një tjetër seancë plenare përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Paralajmërimi i Trump për Rusinë dhe Kinën: Mbështetja ndaj Iranit do të ketë pasoja

    July 24, 2026

    Sherr me thika në Shkallnur, një person plagoset gjatë konfliktit

    July 24, 2026

    Bilanci tragjik i sulmeve të fundit, 15 viktima në Ukrainë! Zelensky: Rusia goditi ekspozitën e dronëve

    July 24, 2026

    DOKUMENTET/ Deputetët nuk ikin me pushime, Niko Peleshi firmos urdhrin e ri! Të hënën seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.